FMN-ja shqyrton ndihmën për Pakistanin

Washington, 23 gusht – Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të bisedojnë sot me funksionarët e lartë të qeverisë pakistaneze.
FMN-ja ka njoftuar më parë se do të rishikojë perspektivat buxhetore e ekonomike të Pakistanit pas përmbytjeve katastrofale.
Qëndrimi i ministrit pakistanez të Financave, Abdul Hafeiz Sheikh dhe bashkëpunëtorëve të tij në Washington, do të jetë edhe një rast për të biseduar me përfaqësuesit e administratës amerikane për ndihma eventuale, ka raportuar Reuters.
Qeveria pakistaneze ka njoftuar javën e kaluar se për shkak të përmbytjeve, vendi nuk do të jetë në gjendje të arrijë rritjen e synuar të GDP-së për 4.5 % gjatë këtij viti, ndërsa pritet që deficiti buxhetor të arrijë 8 % të GDP-së. Më parë, ky deficit është parashikuar të jetë 4 % të GDP-së në vitin fiskal 2010/2011.