Katër skenarët serbë për New York?

Beograd, 23 gusht – Nuk është e pamundur që rezoluta të fitojë shumicën e votave, por për fitore, megjithatë, janë shanset e vogla, është vlerësim ky i krerëve serbë, shkruan sot gazeta serbe “Danas”.
Beogradi dhe Prishtina kanë nga tri vjet aleatë “të fortë” dhe “të butë”, ndërsa lufta kryesore do të bëhet për të fituar përkrahjen e 60 shteteve të pavendosura, shkruan kjo gazetë.
Sipas burimeve të kësaj gazete, edhe Serbia dhe vendet të cilat lobojnë kundër rezolutës të saj disponojnë me informacione identike për disponimin aktual të shumicës së anëtarëve të OKB-së.
Sipas gazetës, pikërisht lufta për të fituar përkrahjen e këtyre anëtarëve të OKB-së, do ta shënojë periudhën deri në deklarimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas vlerësimeve të udhëheqjes serbe, ekzistojnë katër skenarë të mundshëm, të cilët mund të parashihen në lidhje me votimin për rezolutën.
Skenari i parë është ai më optimisti dhe në këtë moment jo shumë real. Ky është parashikimi që propozimi serb të fitojë përkrahjen e shumicës. Në këtë rast asnjëra palë në kontekstin rreth statusit të Kosovës nuk do të ndryshonte mendimin, por procesi i njohjeve të pavarësisë në një masë të madhe do të bllokohej. Ndërsa Prishtina nëse do të dëshironte të dalë nga qorrsokaku, do të duhej të hyjë në dialog me Beogradin për të gjithë çështjet e hapura.
Skenari i dytë, sipas gazetës serbe më reali, është që rezoluta serbe nuk fiton shumicën e votave, por askush tjetër nuk paraqet amendamente apo “kundër-rezolutë” , por edhe nëse paraqesin të mos fitojnë shumicën e përkrahjes. Nëse kjo ndodh, rreth Kosovës në një të ardhme do të mbretërojë statuskuoja. Më saktësisht do të del që Mendimi i GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë, dhe se ka munguar konkluzioni politik. Krerët e Beogradit mendojnë se ky skenar aspak nuk është negativ për interesat nacionale të Serbisë.
Sipas skenarit të tretë, në të cilin llogarit Beogradi, rezoluta do të fitojë përkrahjen e shumicës, por me anën e amendamentit, të cilin do ta paraqiste pala tjetër dhe me të cilin në një farë mase do të neutralizohej njëri nga dy parimet esenciale të këtij dokumenti – jolegjitimiteti i secesionit të njëanshëm dhe thirrja palëve për dialog me qëllim të zgjedhjes së pranueshme për të dy palët.
Dhe skenari i katërt i mundshëm, sipas kësaj gazete, është që propozimi i Serbisë të hedhet poshtë dhe të miratohet “kundër-rezoluta”, pas të cilës do të qëndronin të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën. Duke pas parasysh pesë vendet e BE-së dhe faktin se secesionin e Kosovës deri tani e kanë njohur 69 nga 192 anëtaret e OKB-së, sipas “Danas” nuk ekziston mundësia që në AP të fitojë shumicën e votave asnjë dokument me të cilin do të përshëndetej pavarësia e Kosovës.
Pra, sipas gazetës edhe humbja totale e rezolutës serbe në AP të OKB-së nuk do të thoshte katastrofë. Cilido nga katër skenarët nuk do të ndryshojnë situatën për të keq, ndërsa procesi rreth Mendimit të GJND-së do të përmbyllet në mënyrën që nuk do të forcojë pozicionet e Prishtinës, është vlerësim i kreut shtetëror serb.