E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizoi një ndërtim pa leje, procedohet penalisht drejtori i ALUIZNI-t në Korçë

TIRANË- Procedohet penalisht drejtori i ALUIZNI-t në Korçë, Ermir Petriti. Nga hetimet paraprake mësohet se Petriti ka shkelur detyrën duke legalizuar një ndërtim pa leje nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

“Më datë 18.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermir Yllson Petriti, i datëlindjes 23.10.1976, banues në Korçë, me arsim të lartë, drejtor i ALUIZNI-t, sepse duke qenë në këtë detyrë, në lagjen Nr.14, ka legalizuar një ndërtim pa leje, me dokumente të falsifikuara. Neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njofrtimin e policisë.

Materialet në ngarkim të drejtorit të ALUIZNI-t në Korçë do i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›