E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati takim me Koordinatoren e OKB, kërkesë për asistencë për emigrantët e diasporës

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një takim që ka zhvilluar me koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë Zineb Touimi Benjelloun, që shoqërohej nga përfaqësuesit e UNICEF-it dhe UN Women, ka kërkuar asistencë për emigrantët e diasporës shqiptare si dhe hartimin e zhvillimin e projekteve specifikë për shqiptarët e kthyer kohët e kohët e fundit nga emigracioni. 

Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, zyra e shtypit njofton se Benjelloun ka vlerësuar lart kontributin dhe rolin aktiv të Shqipërisë në drejtim të bashkëpunimit me Agjencitë dhe Fondet e Kombeve të Bashkuara prezente në vendin tonë, duke theksuar edhe gatishmërinë e plotë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të tij.

Edhe Ministri Bushati ka falenderuar Koordinatoren Benjelloun dhe prezencën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për rezultatet e arritura dhe ka theksuar : “se programi i qeverisë për zhvillimin e vendit ka prioritete mjaft të qarta në fushat e mjedisit të qëndrueshëm ekonomik, zhvillimit social, shtetit të së drejtës dhe respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të cilat rezonojnë plotësisht me objektivat e programit të bashkëpunimit për zhvillim mes OKB-së dhe vendit tonë”. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›