Shoqata e Ricikluesve kundër qeverisë: Të specifikohen lëndët e para
TIRANË- Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë kundërshton një ndër vendimet e para të qeverisë Rama për ndalimin në të gjitha rastet të importimit të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.
Sipas, Bardhyl Balteza kërkoi që të specifikohen plastika, metalet dhe kartoni si lëndë të para dhe jo të ndalohet importi i tyre, pasi rreth 20 ndërmarrjet që janë në Shqipëri rrezikojnë të falimentojnë dhe për rrjedhojë të largojnë nga puna rreth 1260 punonjës dhe mijëra të tjerë që varen prej këtij tregu. Sipas tij me lëndën e parë që sigurohet në vend këto fabrika punojnë vetëm me 30% të kapacitetit të tyre.
“Ne kërkojmë nga Ministria e Mjedisit, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, që në mendimin e ligjit, të gjenden modalitetet e duhura që metalet, kartoni dhe plastika të trajtohen si lëndë të para për industrinë e riciklimit. Nëse qeveria nuk do të marrë në konsideratë propozimet tona atëherë ndalimi i menjëhershëm i importit të lëndëve të para për industrinë e riciklimit do të sillte pasoja shumë të rënda deri në falimentin e saj”, theksoi Bardhyl Balteza, kreu Shoqatës së Ricikluesve
Por, kreu i kësaj shoqate jep siguri se importi i këtyre mbetjeve është i kontrolluar dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Ndërsa, ftoj gjithë qytetarët të vizitojnë këto fabrika për të parë vetë ciklin e përpunimit të këtyre lëndëve të para.
“Për këtë të jeni të sigurtë se nuk ka asnjë lloj rreziku, sepse plastika që mblidhet në Gjermani, në Itali apo në vendet e BE-së, ka klasifikim absolut. Nuk është kaq e lehtë të eksportosh nga Evropa një lëndë të parë”, tha Balteza.
Por, sipas kësaj shoqate menaxhimi i integruar i mbetjeve lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk bëhet ndarja e tyre në burim. Ata i kujtojnë kryeministrit se ka premtuar mbështetje ndaj biznesit dhe rritje të punësimit dhe jo falimentim dhe largim nga puna të qindra punonjësve.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Shoqata e Ricikluesve kundër qeverisë: Të specifikohen lëndët e para