E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, parashikon cmime te uleta

Rritja e pergjithshme e cmimeve edhe per vitin qe vjen do te vijoje me ritme te uleta. Parashikimin per Shqiperine e ka bere Fondi Monetar Nderkombetar, sipas te cilit inflacioni per vitin 2009 do te jete 1.5 per qind dhe per vitin 2010, rritja e cmimeve do te vijoje me 2.2 per qind. Cmimet do te reflektojne vlera te uleta per dy vitet ne vijim per shkak te renies se pergjithshme te cmimeve, per lendet e para ne tregun nderkombetar. Renia e kerkeses per mallra e diktuar nga kriza globale, ka sjelle nje ulje te pergjithshme te cmimeve ne te gjithe globin. Situata e cmimeve ne tregjet nderkombetare ne nje fare mase eshte reflektuar edhe ne Shqiperi. Duke qene se nevojat per konsum te vendit tone plotesohen me se shumti nga importi, ndryshimet e tyre ne tregjet nderkombetare reflektohen edhe ne tregun vendas. Por ne shume raste tregtaret spekulojne, duke mosreaguar menjehere dhe ne masen e duhur, kur cmimet ne vendet ku tregtaret i blejne ato, ulen. Ulje ne nivelin e cmimeve kane pesuar edhe artikujt kryesore te konsumit si, nafta, gruri, energjia, etj. Zakonisht qeveria dhe bankat qendrore, shqetesohen ne koherat kur cmimet vetem rriten. Situata aktuale e ekonomise boterore dhe e asaj shqiptare paraqitet disi me komplekse, kur te gjithe po perballen me nje renie te cmimeve. Nje renie e pergjithshme e cmimeve mbetet po aq e rrezikshme se nje rritje e tyre, madje ne permasa deflacioni mund te shkaktoje falimentime dhe papunesi me te madhe se nje inflacion njeshifror. Edhe Banka e Shqiperise ka si objektiv te poshtem te sajin per inflacionin, nivelin 2 per qind. Ndersa mbetet si nivel i shenjestruar, niveli prej 3 per qind ne vit. Ne muajt ne vijim, Banka e Shqiperise do te analizoje me vemendje informacionet e reja mbi ecurine e ekonomise, duke vleresuar ndikimin e tyre mbi projeksionet per inflacionin dhe per treguesit e tjere makroekonomike dhe duke pershtatur ne vazhdimesi politiken e saj monetare.

2009-2010, inflacioni ne nivelet me te uleta historike

Inflacioni ka shenuar kete vit nivelin me te ulet historik, me nje mesatare vjetore ne kater muajt e pare te vitit, me pak se 2 %. Sipas Bankes se Shqiperise, inflacioni i ulet po reflekton krizen nderkombetare, pasi cmimet e lendeve te para kane pesuar nje renie te dukshme. Por renia e ndjeshme dhe e shpejte e inflacionit, vecanerisht ne tremujorin e katert te vitit te kaluar dhe ne tremujorin e pare te vitit 2009, eshte ndikuar nga ngadalesimi i ritmeve te rritjes se kredise per ekonomine, pritjet pesimiste te bizneseve dhe konsumatoreve per zhvillimet e ardhshme ne aktivitetin ekonomik dhe ne fushen e cmimeve, sinjalizojne ngadalesim te kerkeses konsumatore lajmeron banka. Objektivi i Bankes se Shqiperise eshte qe niveli i poshtem i inflacionit te jete 2 per qind, por treguesi i cmimeve per muajin shkurt 2009 ka rezultuar poshte ketij niveli. Ritmet e rritjes se cmimeve ne nje periudhe afatmesme do te jene te uleta sipas parashikimeve te Bankes, sipas se ciles kriza globale ka ndikuar ne uljen e cmimeve te lendeve te para, te cilat ne teresi kane cuar frenim te rritjes se cmimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›