E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN përfundon misionin, Berisha premton bashkëpunim të ngushtë

FMN përfundon misionin e saj dhe largohet nga Shqipëria, ndërkohë që kryeministri Sali Berisha premton një bashkëpunim të ngushtë edhe gjatë fazës së dytë kur mbikqyrja e FMN pritet të jetë më e dobët. Gjatë takimit që përfaqësuesja në Shqipëri e FMN-së Ann-Margret Westin ka zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha , ky i fundit ka deklaruar se, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion. Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Ann- Margret Westin për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare, si dhe për kontributin e dhënë nga FMN-ja në zbatimin e reformave të gjithanshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga kjo qeveri. Me tej, Kryeministri e siguroi zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat e nisura, si dhe shumë të tjera. Largimi i FMN-së nga Shqipëria është shoqëruar me debate të forta në skenën politike, pasi opozita e ka cilësuar të gabuar këtë strategji të qeverisë Berisha veçanërisht në kohën e krizës financiare ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›