Hagë/Dënohen dy serbë të Bosnjës

Dy ish-paraushtarakë serbë, Milan dhe Sredoje Lukiç u dënuan sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, njëri me burgim të përjetshëm dhe tjetri me 30 vjet burg për krime kundër njerëzimit në 1992-1994. "TPI-ja dënoi Milan Lukiç me burgim të përjetshëm dhe Sredoje Lukiç me 30 vjet burg", deklaroi gjyqtari, Patrick Robinson.
Të afërmit, Milan Lukiç, 41 vjeç dhe Sredoje Lukiç, 48 vjeç u shpallën fajtorë për vrasjen pa mëshirë të civilëve myslimanë të Bosnjës.
"Më 14 qershor 1992, dy të akuzuarit vranë rreth 70 gra, fëmijë dhe të moshuar, të gjithë myslimanë boshnjakë, duke i mbyllur në një shtëpi, të cilës i vunë zjarrin para se të qëllonin me armë mbi ata që tentonin të iknin nga dritaret", theksuan gjyqtarët. Milan Lukiç ka vrarë rreth 70 myslimanë, gra, fëmijë dhe të moshuar duke i mbyllur më 27 qershor 1992 në një shtëpi në Bikavac, pranë Visegrad, ku ai ka hedhur granata pasi kishte bllokuar të gjitha daljet.