E Shtunë, 31 Tetor 2026

I akuzuari i Mumbait deklarohet fajtor

Një gjykatë në Mumbai ka shpallur fajtor një pakistanez i cili ishte akuzuar për sulmet e vitit të shkuar në Mumbai. Mohammed Ajmal Kasab, shtetas pakistanez, e pranoi rolin që ka luajtur në sulmet e nëntorit të vitit të shkuar në qytetin indian. Gjatë këtyre sulmeve në disa pika të qytetit humbën jetën 166 persona.
Ai po ashtu i dha gjykatës hollësi të udhëtimit nga Pakistani dhe të sulmeve në stacionin hekurudhor të Mumbai. Më herët ai kishte këmbëngulur vazhdimisht se nuk ishte fajtor për 86 kuzat që ngrihen mbi të- mes të tjerave për vrasje dhe për luftë ndaj indisë.
Kasab mund të dënohet me vdekje nëse rrëfimi i tij pranohet dhe gjykatësit vendosin t'i japin dënimin maksimal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›