E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet e NATO-s ne Afganistan. Vriten gra e femije

 Si pasojë sulmeve të NATO-s në provincën Helmand të Afganistanit janë vrarë 14 civilë, ndërsa gjashtë janë plagosur. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënës të NATO-s ndërsa konfirmohet se viktimat janë 12 fëmijë e dy gra. Trupat e NATO-s, të mbështetura nga helikopterë, kanë qëlluar gjatë ndjekjes së talibanëve dy shtëpi ku dyshohej se ishin strehuar kryengritësit. 
Një zëdhënës i trupave ndërkombëtare tha se këto zhvillime do të hetohen deri në fund.P or incidenti rrezikon të përshkallëzojë dhe më zemëratën e civilëve pas vrasjes së katër civilëve dhe në qytetin Talokan. 

Ndërkohë në vend nuk kanë munguar as sulmet e talebanëve. Si pasojë e një sulmi kamikaz në veri janë vrarë të paktën 7 të vdekur mes të cilëve 2 ushtarë të NATO-s dhe të tjerët zyratrë të policisë lokale 5 ushtarë  të tjerë janë plagosur. Ndërviktimat  është edhe komandanti i trupave të atjeshme të NATO-s, gjenerali Markus Kneip. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›