FMN, raporti: Shqipëria rrezikohet nga infektimi i krizës

Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar konstaton se Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar. Borxhi i pashlyer në banka nga 3 përqind e totalit përpara krizës është gjashtefishuar duke arritur në gati 18 për qind. Fondi thotë se shkaku kryesor i përkeqësimit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend që pengojnë ekzekutimin e garancive. Zgjidhja e kësaj cështjeje duhet të jetë sipas FMN-së një nga prioritetet kyç afatshkurtër të Shqipërisë. Sipas FMN-së këto shkurtime spontane kanë rritur rrezikun që qeveria të mos shlyejë detyrimet e saj financiare për bizneset që kryejnë punët publike. Borxhi i keq i qeverisë arriti në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar. FMN thotë se këto detyrime janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në eknomi. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet kthyer. Nëse administrata nuk rimburson TVSH-në, FMN thotë se imazhi i Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj, do të cënohet. Ndërsa nëse qeveria do i shlyejë këto detyrime, buxheti do të goditet jo pak.