E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedha metalike në 2012-ën kushtuar Nënë Terezës

24/10/2011  Banka e Shqipërisë do të përzgjedhë me një konkurrim të hapur mënyrën se si do të dizenjohen rreth 1 mijë copë monedha metalike pa kurs ligjor kushtuar Nënë Terezës vitin e ardhshëm. Sipas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, është miratuar shtypja e këtyre monedhave metalike 200 lekëshe për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, kushtuar Nënë Terezës. Sipas vendimit, trajtimi i tematikës për monedhat do të jetë i lirë, por duhet të respektojë disa kushte, mes të cilave në pamjen kryesore duhet të kenë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2012”. Përzgjedhja e vizatimeve, procedurave të konkurrimit, si dhe kriteret e vlerësimit të vizatimeve të monedhave, do të bëhen nga një komision i ngritur për këtë qëllim me urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këtë vit, më 19 tetor u festua në Shqipëri tetë vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, e cila lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›