Italia i fal 20 milionë euro borxhe Shqipërisë

Italia i fal Shqipërisë 20 milion euro nga borxhi pavarësisht krizës ekonomike që e ka prekur. Marrëveshja sipas së cilës Italia i fal vendit tonë një pjesë të borxhit u miratua në komisionin e ekonomisë dhe financave dhe me konsensusin e opozitës.
Resmi Ibraj përfaqësues i Ministrisë së Financave deklaroi se ky borxh është falur por me synimin që të përdoren për investime.
Ndërkohë pavarësisht miratimit opozita përmendi faktin se qeveria nuk ka mundësi ta shlyej borxhin dhe për këtë i është falur.
Marrëveshja u miratua me konsensus edhe në komisionin e ligjeve.