E Diel, 1 Nëntor 2026

Papajani Avokati i Tatimpaguesve zyra ne ndihme te bizneseve

Bizneset që kanë problem me ç’regjistrimet, ato që mendojnë se janë gjobitur padrejtësisht apo janë kontrolluar arbitrarisht nga tatimorët, kanë një strukturë të posaçëm, që I mbështet: Avokati I Tatimpaguesve. Artur Papajani, tregon që prej 7 muajsh kjo zyrë funksionon konkretisht dhe ka administruar rreth 90 ankesa, pjesa më e madhe e të cilave është zgjidhur në favor të subjekteve.

Sipas Papajanit, shqetësimet dhe ankesat e biznesit vijnë kryesisht nga shoqëritë tregtare, ndërsa shumica e tyre janë në kryeqytet.

Avokati i Tatimpaguesve është një struktur brenda Tatimeve, e cila është ngritur me fondet e qeverisë amerikane, si pjesë e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, zbatuar nga USAID.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›