FOKUS – Bisedë telefonike Trump-Aoun për armëpushimin në Liban

BEJRUT, 16 prill /ATSH-DPA/- Presidenti libanez, Joseph Aoun dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike, mes përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një armëpushim në Liban.
“Gjatë telefonatës, Aoun i shprehu sërish Trump, mirënjohje për përpjekjet për të arritur një armëpushim në Liban dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si një hap drejt një procesi më të gjerë paqeje në rajon”, tha presidenca në një deklaratë.
Aoun gjithashtu shprehu besimin se përpjekjet do të vazhdojnë për të siguruar një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nga ana e tij, Trump rikonfirmoi mbështetjen e tij për Aoun dhe Libanin, duke theksuar angazhimin e tij për t’iu përgjigjur kërkesës së Libanit për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas deklaratës.
Qeveria libaneze, e cila nuk është palë në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, po kërkon një armëpushim dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor.
Një burim nga qeveria libaneze tha se një armëpushim mund të shpallet sonte. //a.i/