E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja në Bruksel: Bashkëpunimi doganor kyç për lehtësimin e tregtisë

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, po merr pjesë në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Europës, që zhvillohet në Bruksel, me ftesë të Organizata Botërore e Doganave dhe autoriteteve doganore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky forum i nivelit të lartë shërben si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave doganore europiane, në fusha si zbatimi i ligjit, zhvillimi i kapaciteteve dhe partneriteti me sektorin privat.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Ian Saunders, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për lehtësimin e tregtisë, sigurimin e zinxhirëve të furnizimit dhe përmirësimin e qeverisjes doganore.

Beja bëri të ditur se, në fokus të diskutimeve janë gjithashtu zhvillimi i kapaciteteve të tranzitit, modernizimi i infrastrukturës dhe forcimi i koordinimit rajonal, në përgjigje të sfidave të tregtisë ndërkombëtare dhe procesit të digjitalizimit.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›