E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – ”Bloomberg”: SHBA kërkon armëpushim në Ukrainë brenda Pashkës

UASHINGTON, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Administrata amerikane u ka thënë zyrtarëve evropianë se dëshiron të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, e cila bie më 20 prill, shkruan Bloomberg.

Sipas Pentagonit arritja e një marrëveshjeje deri në fund të vitit është një skenar shumë më i mundshëm.

Bloomberg raporton gjithashtu se zyrtarët evropianë po punojnë për një paketë të re të madhe që synon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe mbështetjen e Kievit.

Por planet e shpenzimeve nuk do të shpallen deri pas zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani për të shmangur nxitjen e polemikave përpara votimit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›