GREQI – Një tërmet 5,1 ballësh godet zonën midis ishujve Amorgos dhe Santorini

ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANA/ – Një tërmet me magnitudë 5.1 është regjistruar në një distancë prej 231 kilometrash në juglindje të Athinës.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeodinamikës i Observatorit Kombëtar të Athinës edhe dy tërmete të tjerë kanë ndodhur mëngjesin e së hënës dhe të dielën në mbrëmje në zonën detare mes Amorgos dhe Santorinit.
Në orën 01:08 një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u regjistrua 23 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, dhe të dielën, në orën 22:55, një tërmet me magnitudë 4.2 ka ndodhur 18 kilometra në jug-jugperëndim të së njëjtës zonë, sipas të njëjtit burim.
Të dy tërmetet u përshkruan nga instituti si të butë. /os/