PARIS – Von der Leyen: Siguria e BE-së është në një pikë kthese

PARIS, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa po marrin pjesë në një samit urgjent për Ukrainën në Paris.
“Siguria e Evropës është në një pikë kthese,” shkroi von der Leyen në X, pas mbërritjes në Paris.
“Po, ka të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë edhe me ne. Ne kemi nevojë për një mentalitet urgjent. Ne kemi nevojë për një rritje të mbrojtjes. Dhe ne kemi nevojë për të dyja tani”, shkroi ajo.
“Ky është fillimi i një procesi që do të vazhdojë me përfshirjen e të gjithë partnerëve të përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Evropë”, shkroi nga ana e tij Antonio Costa në X.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij do të luajnë një rol qendror në këtë proces”, shtoi ai. /os/