FOKUS – Franca tronditet pas vdekjes së shtatë personave nga një zjarr i qëllimshëm

PARIS, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë, vdiqën në një zjarr të qëllimshëm në qytetin jugor francez të Nisës, sot në mëngjes, duke e lënë qytetin në zi ndërsa policia po kërkon fajtorët.
Një prefekt i policisë i tha transmetuesit BFMTV se një grua përfshi nga flakët për të shpëtuar fëmijët e saj nga zjarri, por e gjithë familja vdiq.
”Fëmijët ishin 5, 7 dhe 10 vjeç”, raportoi gazeta ”Nice-Matin”.
”Tre të rinj dyshohet se e kanë vënë zjarrin qëllimisht”, tha zyra e prokurorit publik, me pamjet video që thuhet se tregojnë se burrat derdhin benzinë në një shkallë dhe e ndezin atë rreth orës 03:00.
Flakët u përhapën shpejt në katin e shtatë, ku dy persona u detyruan të hidheshin nga dritarja, duke lënë një të vdekur.
Dëshmitarët okularë, përfshirë oficerë policie, ishin të tronditur.
Gjatë një vizite në vendngjarje, kryeministri Gabriel Attal tha se “hetimi po përparon dhe tre persona janë duke u kërkuar”, duke premtuar se “po bëhet gjithçka për gjetjen e tyre dhe ata do të ndëshkohen rëndë”.
“Në çdo familje në Francë, në çdo familje në Francë, është një zemër e thyer”, tha një Attal dukshëm emocional.
Kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi tha se shpreson që “këta barbarë të gjenden sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dënohen për pjesën tjetër të jetës së tyre”.
Zjarri mund të ketë qenë i lidhur me një nismë të fundit të policisë për të dëbuar tregtarët e drogës nga zona.
Viktimat thuhet se ishin nga Komoret, një arkipelag në Oqeanin Indian./ a.jor.