E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Gantz i premton Netanyahut mbështetje për negociatat me Hamasin

TEL AVIV, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Politikani i opozitës izraelite, Benny Gantz i ka premtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu mbështetjen e tij nëse negociatorët izraelitë bien dakord për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh në bisedimet indirekte me Hamasin në javët e ardhshme.

”Partia e Unitetit Kombëtar do të mbështesë çdo marrëveshje të arsyeshme që çon në kthimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi”, theksoi Gantz në një bisedë telefonike me Netanyahun, sipas zyrës së tij.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, kanë ngecur për një kohë të gjatë.

Megjithatë, një raund i ri pritet të fillojë në ditët në vijim në kryeqytetin e Katarit, Doha, pasi Hamasi sinjalizoi fleksibilitet në disa pika të një propozimi të mbështetur nga Izraeli.

Hamasi kërkon fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve në këmbim të numrit të madh të të burgosurve palestinezë të mbajtur në Izrael.

Në Izrael ekziston frika se Netanyahu do të refuzojë një marrëveshje, siç bëri në fazat e mëparshme të negociatave, sepse ai duhet të kënaqë partnerët e tij ultra fetarë dhe të koalicionit të ekstremit të djathtë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›