E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Gjermania: Asnjë shenjë sulmi kibernetik, pas ndërprerjes të internetit

BERLIN, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane thotë se nuk ka parë asnjë shenjë se ndërprerjet e sistemit të IT që prekën vendet në mbarë botën janë rezultat i një sulmi kibernetik.

“Sipas gjendjes aktuale të njohurive nga deklaratat e kompanive të prekura, nuk ka indikacione për një sulm kibernetik”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

”Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit është në kontakt me të gjitha agjencitë përkatëse dhe monitoron zhvillimet”, tha zëdhënësi.

Ai tha se bizneset në Gjermani, përfshirë operatorët e infrastrukturës kritike, janë prekur nga ndërprerjet e teknologjisë, por nuk ka ofruar specifika.

Gjermania liston infrastrukturën kritike si furnizuesit e energjisë, transportin dhe trafikun, administratën publike, spitalet, ujin e pijshëm, telekomunikacionin dhe të tjera./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›