E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Gjermania dhe Franca thërrasin ambasadorët rusë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

BERLIN/PARIS, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Franca thërritën sot ambasadorët rusë pas hyrjes së 19 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, një akt që Berlini dhe Parisi e konsiderojnë provokim të qëllimshëm ndaj aleatëve të NATO-s.

Dronët hynë në Poloni në  mnesnatën e martës  gjatë sulmeve ndaj Ukrainës fqinje, duke detyruar Fforcat ajrore polake dhe forcat e NATO-s të ndërhynin për t’i rrëzuar. Ishte hera e parë që dronë rusë u interceptuan mbi territorin e aleancës.

Ministria e Jashtme gjermane e quajti veprimin e presidentit Vladimir Putin “të rrezikshëm” dhe “të papranueshëm”, duke theksuar se “NATO qëndron e bashkuar për të mbrojtur territorin dhe sigurinë tonë”.

Si përgjigje, Gjermania ka forcuar rolin e Bundeswehr-it në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s, duke vendosur katër avionë tip”Eurofighter “për monitorimin e hapësirës ajrore polake deri në fund të vitit, nga dy më parë.

Në Paris, ministri i Jashtëm në detyrë Jean-Noel Barrot tha se Franca do t’i bëjë të qartë përfaqësuesit rus se nuk blloku ushtarak evropian  nuk kërcënophet   dhe se Rusia duhet të ndalojë testimin e vendosmërisë së NATO-s.

Ai përshkroi shkeljen si “një strategji të qëllimshme të Rusisë për të na intimiduar dhe testuar”. Si pjesë e përgjigjes, Franca do të dërgojë tre avionë luftarakë Rafale, së bashku me personel dhe municion, për të mbrojtur hapësirën ajrore polake dhe kufirin lindor të NATO-s.

Holanda thërriti dje përfaqësuesin rus, duke sinjalizuar shqetësim të gjerë europian mbi përshkalliëzmin e  fundit në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se fluturimet e dronëve nuk ishin aksident.

Ai u shpreh të mërkurën  se ndan vlerësimin e kryeministrit polak Donald Tusk se “pretendimi i qeverisë ruse se kjo ishte një rastësi ose neglizhencë nuk është i besueshëm.”

Merz  paralajmëroi për “një kërcënim shumë serioz për paqen në gjithë Evropën”, duke përshkruar një “cilësi të re të sulmeve që po shohim nga Rusia”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›