E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Holanda kryeson përpjekjet për të furnizuar Ukrainën me ”Patriot”

AMSTERDAM, 28 maj /ATSH/ – Qeveria holandeze deklaroi se do të udhëheqë një iniciativë midis disa vendeve evropiane për të furnizuar Ukrainën me një sistem raketash të mbrojtjes ajrore ”Patriot”.

“Ukraina, natyrisht, është ende nën sulm. Sulmet ajrore vazhdojnë. Sistemet ‘Patriot’ janë në mungesë në Evropë dhe NATO, por tani ne po bëjmë një hap përpara, kështu që do të furnizojmë komponentët e sistemeve ‘Patriot”,  theksoi ai.

“Holanda ka identifikuar se cilat vende mund të ofrojnë pjesë shtesë dhe municione ‘Patriot’ për të siguruar një sistem të plotë për Ukrainën”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Ministria holandeze e Mbrojtjes.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, tha se ”mbrojtja ajrore ishte një nevojë më urgjente”.

Ai tha se vendet e BE-së ”po intensifikojnë furnizimin me municione, sisteme të mbrojtjes ajrore nga  më të avancuarit, sistemet ‘Patriot”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›