E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Hulubtsov: F-16 e marra nga aleatët do të dislokohen në bazat ajrore jashtë vendit

KIEV, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Një numër i caktuar i avionëve luftarakë  F-16 që Ukraina do të marrë nga aleatët perëndimorë do të mbahen në bazat ajrore jashtë vendit, deklaroi oficeri i lartë i komandës së Forcave Ajrore, Sergii Holubtsov.

Disa vende të NATO-s – Danimarka, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me dhjetëra F-16 të prodhuar nga SHBA dhe grupi i parë pritet të dorëzohet nga Danimarka këtë verë.

”Disa nga avionët do të qëndrojnë në qendrat e trajnimit për pilotët ukrainas dhe personelin e aviacionit jashtë Ukrainës”, theksoi Holubtsov.

“Ka një numër të caktuar avionësh që do të jenë në baza ajrore të sigurta jashtë Ukrainës, në mënyrë që ata të mos jenë në shënjestër këtu dhe kjo do të jetë rezerva jonë, nëse është e nevojshme, për të zëvendësuar avionët me defekt gjatë mirëmbajtjes rutinë”, tha Holubtsov.

”Numri i avionëve që do të përdoren në Ukrainë, do të varet nga numri i pilotëve të trajnuar”, theksoi ai./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›