E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen: Rezultatet fillestare treguan se ‘presioni nga ekstremet’ mund të përballohet

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-DPA/- Rezultatet fillestare të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian treguan se presioni nga ekstremet mund të përballohet, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen tha se mbajtja e premtimeve për publikun dhe administrimi i krizave i dha grupit të saj të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane (EPP) forcën për të pasur këtë rezultat të mirë.

Presidentja e komisionit, duke synuar për një mandat të dytë pas fitores elektorale të EPP-së, mbajti një fjalim në Berlin ndërsa zyrtarë të lartë politikë partiakë nga legjislatura e BE-së përshtaten me rezultatet preliminare të zgjedhjeve duke krijuar grupime të mundshme parlamentare.

Votimi bëri që EPP të dilte e para, por gjithashtu pati fitime nga partitë e ekstremit të djathtë.

Ndërsa parlamenti i ri merr formë, krerët e BE-së kanë planifikuar një samit të hënën e ardhshme për të shqyrtuar rezultatin dhe për të vendosur nëse do të riemërohet Von der Leyen për një mandat të dytë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›