E Enjte, 5 Nëntor 2026

KOMENT – Ditë të ngarkuara për Von der Leyen për një mandat të ri

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-DPA/- Javët e ardhshme do të përfshijnë një punë të vështirë për Ursula von der Leyen, nëse politikania gjermane i qendrës së djathtë siguron një mandat tjetër pesëvjeçar si presidente e Komisionit Evropian dhe për rrjedhojë si një nga politikanët më të fuqishëm të Evropës.

Së pari, ajo duhet të fitojë mbështetjen e shumicës së liderëve kombëtarë të Bashkimit Evropian gjatë ditëve të ardhshme.

Megjithëse, Traktati i BE-së që të merret parasysh rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ata mund të vendosin të propozojnë një kandidat tjetër në parlament.

Kjo ndodhi në vitin 2019 kur një tjetër politikan gjerman i qendrës së djathtë, bavarez Manfred Weber, nuk arriti të siguronte shumicën e kërkuar në Këshillin Evropian pas zgjedhjeve evropiane.

Presidenti francez Emmanuel Macron më pas prezantoi Von der Leyen si një kandidate alternative.

Fakti që blloku i qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP), përfaqësohet aktualisht në Këshillin Evropian me 13 nga 27 udhëheqës kombëtarë, tregon se nuk do të ketë një dramë të ngjashme këtë vit.

Vetëm tre shtete të tjera të mëdha anëtare duhet të votojnë në favor të Von der Leyen që ajo të arrijë shumicën e nevojshme të kualifikuar – për shembull, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Një avantazh i madh për Von der Leyen është se asnjë nga kandidatët e tjerë kryesorë për presidencën e komisionit nuk konsiderohet të ketë një shans serioz.

Këto përfshijnë socialdemokratin nga Luksemburgu, Nicholas Schmit dhe politikanen gjermane të të Gjelbërve, Terry Reintke.

Megjithatë, ka ende disa spekulime se Macron mund të propozojë ish-kreun e qeverisë italiane Mario Draghi si një alternativë kundrejt Von der Leyen.

Hapi i dytë do të ishte bashkimi i shumicës së anëtarëve të parlamentit të ri në një votim të fshehtë.

Për këtë qëllim, Von der Leyen dhe PPE mund të mbështeten në krijimin e një aleance të qëndrueshme për zgjedhjen e tyre duke përfshirë të Gjelbërit, socialdemokratët dhe liberalët.

Sinjalet e para pozitive erdhën nga të Gjelbrit dhe socialdemokratët dje në mbrëmje.

Kandidatja kryesore e të Gjelbërve, Terry Reintke, tha se ishte e përgatitur për të negociuar.

“Ne jemi një forcë e qartë pro-evropiane, duam të jemi pjesë e mazhorancës dhe do të punojmë për këtë në javët në vijim”, tha ajo.

“Nëse arrijmë të paraqesim një linjë të përbashkët me grupet e tjera pro-evropiane, nëse themi se Marrëveshja e të Gjelbërve do të vazhdojë, ligji i së drejtës dhe demokracia në Bashkimin Evropian do të mbrohet, atëherë ne të Gjelbrit jemi të përgatitur të mbështesim Ursula von der Leyen si presidenten e komisionit”, shtoi Reintke.

René Repasi, kryetari i delegacionit të qendrës së majtë të Gjermanisë në Parlamentin Evropian, ishte gjithashtu i hapur për të mbështetur Von der Leyen – edhe pse në mënyrë të tërthortë.

Ai tha se nuk kishte absolutisht nevojë që EPP të formonte një koalicion me partitë e ekstremit të djathtë, me sa duket duke aluduar në faktin se Von der Leyen nuk e kishte përjashtuar mundësinë e punës me kryeministren italiane Georgia Meloni dhe partinë e saj të djathtë populiste “Fratelli d’Italia” para zgjedhjeve.

Liberalët nga ana e tyre thanë se ishin të përgatitur të formonin një koalicion pro-evropian për të modernizuar BE-në.

Megjithatë, liderja e tyre Valérie Hayer shtoi se kishte edhe disa kushte për t’u plotësuar.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›