E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Infantino: Edhe futbolli duhet të mbështesë paqen në Lindjen e Mesme

LONDËR, 9  tetor /ATSH-DPA/ –  Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë thirrje që futbolli të mbështesë përpjekjet drejt paqes në Lindjen e Mesme përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës për Izraelin gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Faza e parë e një plani paqeje mes  Izraelit dhe Hamasit për Gazën është rënë dakord, sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Infantino shpreson se kjo do të qetësojë tensionet rreth ndeshjeve të Izraelit jashtë fushe kundër Norvegjisë të shtunën dhe në Itali të martën e ardhshme.

“Tani ka një armëpushim, të gjithë duhet të jenë të lumtur për këtë. Të gjithë duhet ta mbështesin këtë proces”, u tha ai gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të Klubeve Evropiane të Futbollit në Romë.

“Ata që kanë përgjegjësi për të ndërmjetësuar dhe për të ndërmarrë këto hapa, e kanë bërë këtë, dhe tani të gjithë të tjerët duhet ta mbështesin atë. “Shkon përtej futbollit, por përfshin edhe futbollin”, tha Infatino.

Dy javë më parë kishte një perspektivë reale që Izraeli të pezullohej nga UEFA dhe kuptohej se po diskutohej rreth mbajtjes së një takimi urgjent të komitetit ekzekutiv të saj mbi këtë temë.

Presidentja e federatës së futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness, bëri thirrje muajin e kaluar për pezullimin e Izraelit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›