E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

MOSKË, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin për herë të parë ka pranuar se rrëzimi i një avioni të kompanisë ”Azerbaijani Airlines”, dhjetorin e kaluar, u shkaktua nga gabimet e mbrojtjes ajrore ruse dhe premtoi kompensim.

“Sigurisht, në raste të tilla tragjike, Rusia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme në lidhje me kompensimin dhe do të ketë një vlerësim ligjor të veprimeve të të gjithë atyre që janë përgjegjës”, tha Putin në një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rrëzimi i avionit në Kazakistan vrau 38 persona.

Mes viktimave kishte edhe 29 të mbijetuar në vendin e rrëzimit, pranë qytetit Aktau, në Kazakistan në detin Kaspik.

Sipas deklaratave të Kremlinit, Putin tha se ‘’hetimi kishte arritur në përfundimin se dy faktorë çuan në aksident, prania e një droni ukrainas në ajër dhe një mosfunksionim teknik në sistemin e mbrojtjes raketore të Rusis뒒.

”Dy raketa shpërthyen pranë avionit…,  por pa një goditje të drejtpërdrejtë”, theksoi Putin.

Fluturimi i ”Azerbaijani Airlines” nga Baku ishte i drejtuar për në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë, ku njësitë ruse të mbrojtjes ajrore ishin aktive mes sulmeve me dronë ukrainas.

Pavarësisht dëmtimeve, avioni vazhdoi të fluturonte mbi detin Kaspik, por u rrëzua gjatë një uljeje emergjente në Aktau të Kazakistanit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›