FOKUS – Italia rivendos kontrollet kufitare në prag të samitit të G7

ROMË, 31 maj /ATSH-DPA/- Kontrollet në kufijtë e Italisë do të rifuten në prag të samitit të ardhshëm të Grupit të Shtatë (G7), njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.
“Marrëveshja e Shengenit për heqjen e kontrolleve kufitare midis vendeve anëtare të BE-së do të pezullohet në kufijtë e Italisë nga 5 deri më 18 qershor”, tha ministria.
G7 është një forum jozyrtar i liderëve të shtatë vendeve kryesore të industrializuara, Gjermania, Franca, Britania, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Italia aktualisht mban presidencën e G7 dhe do të organizojë samitin nga 13 deri më 15 qershor në Borgo Egnazia në rajonin e saj jugor të Pulias. //a.i/