FOKUS – Kanadaja premton reagim nëse SHBA dyfishon tarifat

TORONTO, 11 mars /ATSH-AFP-DPA/ – Kanadaja do të duhet të reagojë nëse Donald Trump ndjek kërcënimin e tij për të dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25% në 50%, të cilat, me të gjitha gjasat, do të hyjnë në fuqi të mërkurën, theksoi një burim i lartë qeveritar.
”Siç e kemi dëshmuar, padyshim që do të duhet t’i përgjigjemi tarifave nëse ato aplikohen”, theksoi ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon të vendosë tarifa shtesë të larta për importet e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja.
Njoftimin Trump e postoi në platformën e tij Truth Social.
“Bazuar në faktin që Kanadaja po vendos një tarifë 25% për energjinë elektrike që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar sekretarin tim të Tregtisë që të shtojë një tarifë shtesë prej 25% në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që vjen në SHBA përmes Kanadasë”, shkroi ai./ /os/