E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Katari paralajmëron kundër përshkallëzimit të konfliktit me Iranin

BEJRUT, 19 maj /ATSH-DPA/ – Katari ka paralajmëruar kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit me Iranin.

”Vendet e rajonit nuk duan të tërhiqen në një luftë tjetër”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

Komentet erdhën mes raportimeve të fundit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Izraeli mund të ndërmarrin së shpejti sulme të tjera kundër Teheranit, pas më shumë se një muaji negociatash të bllokuara për t’i dhënë fund luftës.

Katari, së bashku me vende të tjera, mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit dhe armëpushimin ekzistues, duke u angazhuar për zgjidhje diplomatike. Në rast të një përshkallëzimi të ri, civilët do të jenë ata që do të vuajnë më shumë, tha al-Ansari.

“Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është e drejta jonë”, theksoi ai.

Qarkullimi në këtë ngushticë, e cila ka rëndësi jetike për tregtinë globale të naftës dhe gazit, është reduktuar ndjeshëm për shkak të luftës me Iranin.

”Katari vazhdon të kërkojë që ngushtica të mbetet e hapur dhe që status quo-ja të mos ndryshohet përmes masave që shkelin të drejtën ndërkombëtare”, shtoi zëdhënësi./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›