E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Putin, i hapur për të biseduar me Zelensky-n

MOSKË, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i gatshëm të bisedonte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se ‘’Putini kishte shprehur vazhdimisht vullnetin e tij për të zhvilluar bisedime të tilla, por ngriti dyshime për legjitimitetin e Zelensky’’.

“Formalizimi ligjor i marrëveshjeve është objekt diskutimi serioz, duke pasur parasysh se vetë legjitimiteti i Zelenskit mund të vihet në pikëpyetje”, theksoi Peskov.

Rusia argumenton se mandati i Zelenskit skadoi në maj dhe se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje. Sipas Kievit, kompetencat e Zelenskit mbeten në fuqi sipas ligjit aktual ushtarak të Ukrainës.

Kremlini shpesh pretendon se Zelensky ka ndaluar negociatat me Moskën, duke iu referuar një dekreti të nënshkruar nga Zelensky në shtator 2022.

Dekreti nuk ndalon negociatat me liderin rus, por thotë se ato janë të pamundura në dritën e situatës aktuale. Moska ka kërkuar që të revokohet dekreti.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›