E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe në SPAK: Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kreu i bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Pas paraqitjes në SPAK, Marinaj deklaroi para medieve se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.

“Më vjen keq, nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.

Kujtojmë më 2 korrik të vitit 2024, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dorëzuan në SPAK një kërkesë, ku kërkonin verifikimin e kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, pasi sipas tyre kishte dyshime dhe të dhëna faktike se më parë ai ka qenë i përfshirë dhe drejtonte një grup kriminal që operonte në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›