E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – NATO rrit praninë në Arktik mes shqetësimeve për sigurinë në Groenlandë

BRUKSEL, 11 shkurt /ATSH-DPA/- NATO po rrit praninë e saj në Arktik dhe zonën përreth, pasi një mosmarrëveshje për Groenlandën ka çuar në një përçarje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve evropianë.

Iniciativa e quajtur “Arctic Sentry” do të shfrytëzojë forcën e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Lartë të mbeten të sigurt”, tha sot komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Alexus G Grynkewich.

“Arctic Sentry” synon të mbrojë anëtarët e saj dhe të ruajë stabilitetin në një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe sfiduese për mjedisin në botë”, tha Grynkewich.

Rritja e pranisë së NATO-s në Groenlandë u sugjerua nga disa aleatë për të zbutur mosmarrëveshjen për Groenlandën, në të cilën presidenti i SHBA-së Donald Trump herë pas here kishte kërcënuar të aneksonte ishullin e administruar nga Danimarka, duke argumentuar se Rusia ose Kina mund ta pushtonin atë.

Trump njoftoi, pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në janar, se ishte hartuar një kornizë për një marrëveshje të ardhshme mbi Groenlandën dhe të gjithë rajonin e Arktikut.

Marrëveshja përfshin sigurimin e sigurisë në Arktik përmes veprimeve të përbashkëta, veçanërisht ato të shtatë aleatëve të Arktikut: SHBA-së, Kanadasë, Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Islandës.

“Në kuadër të “Arctic Sentry”, aktivitetet e aleatëve në rajon do të bashkohen në një qasje operacionale për të rritur praninë e NATO-s”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Forcat e Armatosura Gjermane ose Bundeswehr kanë planifikuar të marrin pjesë në “Arctic Sentry” me avionë transporti “Eurofighter” dhe A400M.

Katër të pestat e Groenlandës është e mbuluar me akull dhe gjashtë herë më e madhe se Gjermania, me vetëm rreth 57 000 banorë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›