FOKUS – Ngritja e AfD-së detyron politikanët gjermanë të forcojnë Gjykatën Kushtetuese

BERLIN, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Duke parë ngritjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, udhëheqësit politikë gjermanë po lëvizin për të forcuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese Federale të vendit.
Kathrin Wahlmann, ministre e Drejtësisë e shtetit veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme, theksoi se ”shtetet gjermane mund të bëhen një mburojë e mëtejshme kundër forcave autoritare”.
Wahlmann ka paraqitur një plan që do të kërkonte miratimin nga dhoma e lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, për çdo masë për të reformuar Gjykatën Kushtetuese me bazë në Karlsruhe.
Bundesrat përfaqëson interesat e 16 shteteve federale.
Wahlmann tha se masa do të “krijonte një linjë të dytë të fortë mbrojtjeje në luftën kundër armiqve të demokracisë sonë,”
Propozimi i fundit vjen disa javë pasi partitë kryesore politike të Gjermanisë ranë dakord për të përfshirë mbrojtjen e gjykatës në kushtetutën gjermane, ligjin bazë.
Aktualisht, reformat gjyqësore janë të mundshme me një shumicë të thjeshtë në Bundestag, ose dhomën e ulët.
Sipas planit të partive kryesore të Gjermanisë, Ligji Bazë do të parashikonte një kufi 12-vjeçar për mandatin e gjyqtarëve dhe një pension në moshën 68-vjeçare. /os/