FOKUS – PCBS: Sulmet e Izraelit e kanë kthyer Gazën në një vend të pabanueshëm

GAZA, 5 qershor /ATSH-AA/ – Shkatërrimi i madh i shkaktuar nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, i cili vazhdon që nga 7 tetori 2023, ka krijuar një mjedis të papërshtatshëm për jetën në Gaza.
Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave (PCBS) dhe Autoriteti Palestinez i Cilësisë së Mjedisit me rastin e 5 qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit publikuan një raport të përbashkët.
Sipas raportit, uji i disponueshëm në Rripin e Gazës vlerësohet të jetë afërsisht 10 deri në 20 për qind e totalit të ujit në dispozicion para sulmit.
Sulmet e Izraelit në Gaza krijuan një mjedis të papërshtatshëm për jetën dhe infrastruktura u shkatërrua gjerësisht.
Mungesa e karburantit çoi në dështimin e të gjitha impianteve dhe sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza.
Sulmet shkaktuan ndalimin e rreth 65 pompave të ujërave të zeza dhe shkatërrimin e rreth 70 kilometrave kanalizim të ujërave të zeza.
Rreth 130 mijë metra kub ujëra të zeza në ditë shkarkohen qoftë në det apo në Luginën e Gazës ndërsa shumica e ujërave të zeza rrjedhin në rrugë.
Një sasi e madhe mbetjesh të ngurta grumbullohen çdo ditë si rezultat i shkatërrimit të rrugëve dhe automjeteve në Gaza./ /os/