FOKUS – Papa Françesku: Harmoni të paqtë si antitezë ndaj ekstremizmit dhe jotolerancës

XHAKARTA, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Për të promovuar harmoninë paqësore dhe konstruktive, e cila siguron paqen dhe bashkon forcat për të mposhtur çekuilibrat varfërinë, që vazhdojnë ende në disa zona të vendit, Kisha Katolike dëshiron të rrisë dialogun ndërfetar, deklaroi papa Françesku në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve dhe shoqërisë civile të Indonezisë.
“Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të eliminohen paragjykimet dhe të nxitet një klimë respekti dhe besimi reciprok, që janë të domosdoshme për të trajtuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë atë të luftimit të ekstremizmit dhe intolerancës, të cilat – duke shtrembëruar fenë – përpiqen të imponohen duke përdorur mashtrime dhe dhunë”, shtoi ai.
”Në botë ka raste në të cilat besimi në Zot vihet vazhdimisht në plan të parë, por shpesh për fat të keq për t’u manipuluar dhe për të mos shërbyer për të ndërtuar paqen, bashkimin, dialogun, respektin, bashkëpunimin, vëllazërinë, por për të nxitur përçarje dhe për të rritur urrejtjen”, shtoi ai.
”Megjithatë, në kontekste të tjera besohet se ne mund ose duhet të injorojmë kërkimin e bekimit të Zotit, duke e gjykuar atë të tepërt për qenien njerëzore dhe për shoqërinë civile, të cilat duhet të promovohen me përpjekjet e tyre, por që duke e bërë këtë, ata shpesh hasin zhgënjim dhe dështim”, theksoi papa./ /os/