E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Pesë të vdekur pas të shtënave me armë në Gjermaninë veriore

BERLIN, 29 qershor /ATSH-DPA/- Pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë, në qytetin verior gjerman Stade, tha sot policia.

“Ka disa persona të plagosur, disa rëndë”, tha një zëdhënëse e policisë.

“Policia ka ndaluar dy persona, përfshirë të dyshuarin e armatosur”, tha ajo.

Media lokale raportoi se incidenti kishte ndodhur në një qendër rinore në qendër të Stade, një qytet me pak më pak se 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut.

“Objekti ofron strehim banimi për nënat dhe fëmijët e tyre”, tha një zëdhënëse e policisë.

Autoritetet nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme rreth viktimave ose një motivi të mundshëm, por ato specifikuan se të vrarët ishin të rritur. Hetimet janë duke vazhduar.

Departamenti i policisë së Lüneburgut këshilloi publikun, të shmangte zonën në një postim në X, por më vonë shtoi se nuk kishte rrezik për publikun.

Fotografitë treguan disa punonjës të shërbimeve të urgjencës, ambulanca dhe makina policie. Gra me foshnje gjithashtu po qëndronin në anë të rrugës.

Stade ndodhet afërsisht 40 kilometra në perëndim të Hamburgut. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›