E Hënë, 2 Nëntor 2026

FUTBOLL – Maresca emërohet zyrtarisht trajner i Manchester City

LONDËR, 29 qershor /ATSH-DPA/- Manchester City ka konfirmuar emërimin e Enzo Maresca si trajnerin e ri të skuadrës.

Italiani 46-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, duke i dhënë fund javëve të spekulimeve për pozicionin e tij.

Maresca zëvendëson Pep Guardiola, i cili u largua në fund të sezonit të kaluar, pas 10 vitesh në krye të klubit, një periudhë gjatë së cilës fitoi 20 trofe.

“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe mundësia për ta drejtuar këtë skuadër, është e jashtëzakonshme për mua. Kjo është hera e tretë që rikthehem këtu. E njoh klubin, kërkesat dhe pritshmëritë”, tha Maresca.

Sipas medias britanike, Manchester City i ka paguar Chelsea rreth 17 milionë paundë (22,4 milionë dollarë) si dëmshpërblim për trajnerin, kontrata e të cilit parashikonte edhe, më shumë se tre vite me klubin londinez.

Maresca ishte ndihmëstrajner i Guardiolës gjatë sezonit 2022-2023, kur Manchester City fitoi tre trofetë kryesorë të sezonit.

Më pas, si trajner, ai riktheu Leicester City në “Premier League” në vitin 2024 dhe një vit më vonë udhëhoqi Chelsea drejt triumfit në Ligën e Konferencave të UEFA-s dhe në Kupën e Botës për Klubet FIFA. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›