E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Rusia nis manovrat taktike të armëve bërthamore pranë Ukrainës

MOSKË, 21 maj /ATSH-AFP-ANSA/ – Ushtria ruse njoftoi sot se kishte filluar manovrat ushtarake pranë Ukrainës për përdorimin e armëve bërthamore taktike, të urdhëruara në fillim të majit nga presidenti Vladimir Putin, duke siguruar se ishte një përgjigje ndaj “kërcënimeve perëndimore”.

“Faza e parë e stërvitjeve (…) për përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike ka filluar”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, duke specifikuar se këto manovra po zhvillohen në distriktin ushtarak “Jug”, në kufi me Ukrainën.

Duhet të theksohet se manovrat fokusohen në sistemet e raketave me rreze të shkurtër veprimi “Iskander” dhe sistemet e raketave hipersonike “Kinzhal”.

“Trajnimi synon të ruajë gatishmërinë e trupave dhe njësive që përdorin armë bërthamore jostrategjike për të reaguar dhe garantuar plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›