E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Scholz: Konferenca e sotme të “hajë themelet” për negociata të mëtejshme ku të jetë edhe Rusia

BARI, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz po i mban të ulëta pritshmëritë për konferencën ndërkombëtare të paqes në Zvicër, e cila synon t’i hapë rrugën përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Ky është një filiz diplomatik që ne po e ujitim në mënyrë që të rritet”, theksoi ai këtë mëngjes.

Takimi po zhvillohet me iniciativën e Ukrainës dhe në prani të presidentit Volodymyr Zelenskyj. Rusia nuk ishte e ftuar.

Scholz tha se shpreson se konferenca do të “hajë themelet” për negociatat e mëtejshme në të cilat do të marrë pjesë Rusia.

Ai u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të Rusisë, përfshirë Kinën, që të “ushtrojnë ndikimin e tyre në Moskë”.

Megjithatë, Kina gjithashtu nuk do të marrë pjesë në takim. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›