E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Shqipëria mbyll TikTok për një vit mes shqetësimeve për dhunën mes fëmijëve

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Qeveria shqiptare vendosi sot të mbyllë TikTok për 12 muaj, duke fajësuar platformën popullore të ndarjes së videove për nxitjen e dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve, sipas AP.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se zyrtarët janë në kontakt me TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

Autoritetet kishin kryer 1 300 takime me rreth 65 000 prindër të cilët “rekomanduan dhe ishin në favor të mbylljes ose kufizimit të platformës TikTok”.

Kabineti e nisi këtë masë vitin e kaluar pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në nëntor pas një grindjeje që filloi në TikTok.

Kur kryeministri Edi Rama tha në dhjetor se synonin mbylljen e platformës së mediave sociale, TikTok kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›