E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Tensionet me Iranin: GCC dënon përpjekjet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

DOHA,  29 prill /ATSH / – Udhëheqësit e vendeve të GCC (Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit) hodhën poshtë me vendosmëri veprimet e paligjshme të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, për të penguar lundrimin dhe për të kërcënuar sigurinë detare, shkruan kuwaittimes.com.

Në një deklaratë me rastin e takimit të tyre të 19-të konsultativ në Jeddah, udhëheqësit dënuan sulmet e fundit iraniane që synonin shtetet e Gjirit dhe Jordaninë, duke i cilësuar ato si shkelje të rëndë të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare, që kanë minuar besimin.

Ata konfirmuan të drejtën e shteteve anëtare për vetëmbrojtje dhe theksuan se siguria e Gjirit është e pandashme, ku çdo sulm ndaj një shteti konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Udhëheqësit nënvizuan nevojën për të rivendosur lirinë e lundrimit në ngushticë dhe hodhën poshtë çdo përpjekje për vendosjen e tarifave të tranzitit, duke kërkuar kthimin në kushtet para datës 28 shkurt 2026.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet, ndërsa vlerësuan gatishmërinë e forcave të armatosura të Gjirit dhe aftësinë e rajonit për të ruajtur furnizimet me energji dhe për të menaxhuar ndërprerjet.

Takimi rikonfirmoi angazhimin për përshpejtimin e projekteve të përbashkëta të Gjirit, përfshirë hekurudhat, energjinë, logjistikën dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm për raketa.

Lartësia e Tij, Kryeministri Sheikh Ahmad Al-Abdullah Al-Ahmad Al-Sabah, kryesoi të mërkurën mbledhjen e 130-të të Këshillit të Lartë të Naftës.

Këshilli diskutoi çështjet në rendin e ditës, përfshirë projektet e miratuara nga Kuwait Petroleum Corporation dhe filialet e saj, si dhe strategjitë që lidhen me këto projekte.

Ai gjithashtu shqyrtoi një raport mbi pasojat e tërheqjes së Emiratet e Bashkuara Arabe nga OPEC dhe OPEC+. /is/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›