E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Trump dhe Putin urojnë njëri-tjetrin për fitoren në LIIB

MOSKË, 9 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump shkëmbyen sot urime për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

”Të dy krerët e shteteve dërguan urimet e tyre me rastin e festës sonë të përbashkët përmes ndihmësve të tyre”, theksoi këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov.

Çdo vit, më 9 maj, Rusia feston fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste me një paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Megjithatë, Putini e kundërshtoi në mënyrë indirekte presidentin amerikan, duke theksuar se ushtarët e Ushtrisë Sovjetike luajtën një rol vendimtar në fitoren ndaj Gjermanisë së Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.

Trump më parë e kishte quajtur kontributin e ushtrisë amerikane thelbësor.

Ndërkohë, në Moskë, pak udhëheqës perëndimorë morën pjesë në ceremoni, duke pasur parasysh pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Midis anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, i pranishëm ishte vetëm kryeministri sllovak Robert Fico.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjithashtu mori pjesë në paradë, dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i vlerësoi të dy udhëheqësit për vizitën e tyre./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›