E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina: Rusia shkeli 734 herë armëpushimin e shpallur

MOSKE, 8 maj /ATSH-DPA/ – Rusia e shkeli armëpushimin më shumë se 700 herë midis mesnatës dhe mesditës së të enjtes, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në X.

“Siç pritej, armëpushimi i paradës i Putinit doli të ishte një farsë”, shkroi Sybiha.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli në mënyrë të njëanshme një armëpushim 72-orësh që përkoi me festimet e Moskës që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, të cilat rusët i shënojnë të premten.

Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë tha se ‘’ushtria e saj po e respektonte me përpikëri armëpushimin dhe po i përgjigjej vetëm sulmeve ukrainase’’.

Ushtria ruse raportoi gjithashtu 488 shkelje të armëpushimit ukrainas, megjithëse udhëheqja e Kievit nuk e pranoi publikisht këtë.

Ukraina kërkoi një pauzë 30-ditore, që Rusia e refuzoi./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›