FOKUS – Vatikani: Papa Françesku kalon një natë të qetë pas bronkospazmës

VATIKAN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Papa Françesku kaloi një natë pa komplikime shtesë, pas një periudhe të re gulçimi, tha sot në mëngjes Vatikani.
“Nata ishte e qetë. Papa po pushon”, thuhej në një njoftim të shkurtër të mëngjesit nga Vatikani.
Vatikani nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të kreut të Kishës Katolike.
Pasditen e së premtes, 88-vjeçari ka pësuar një bronkospazmë, një shtrëngim i rrugëve të frymëmarrjes.
Kjo çoi në një “përkeqësim të papritur të modelit të frymëmarrjes”, sipas një përditësimi zyrtar shëndetësor.
U raportua se Françesku volli disa herë dhe më pas u ventilua mekanikisht.
Lidhur me perspektivën, Vatikani deklaroi se “prognoza mbetet e kujdesshme”.
Kreu i Kishës Katolike prej më shumë se dy javësh po trajtohet në spitalin ”Gemelli” në Romë.
Sipas mjekëve, ai vuan nga një pneumoni e rëndë bilaterale.
Kleriku argjentinas u zgjodh si pasardhës i gjermanit Benedikt XVI si kreu i Kishës në mars të vitit 2013.
Ai është tani Papa i dytë me kohëzgjatjen më të madhe të papatit në histori./ a.jor.