FOKUS – Zelensky urdhëron të mos bëhen sulme në Sheshin e Kuq në Moskë gjatë paradës

KIEV, 9 maj /ATSH- ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka urdhëruar që të mos bëhen sulme në Sheshin e Kuq në Moskë gjatë paradës së Ditës së Fitores së nesërme, në të cilën Rusia feston fitoren ndaj nazizmit.
“Gjatë gjithë kohëzgjatjes së paradës (duke filluar në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës së Kievit), Sheshi i Kuq do të përjashtohet nga plani për përdorimin e armëve ukrainase”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen e internetit të presidencës ukrainase. /os/