E Shtunë, 31 Tetor 2026

FORMULA 1 Fetel nuk njeh rivalë, triumf për Simonçelin

INDI- Kampioni i botës Sebastian Fetel ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Indisë, në garën e parë të Formula 1 që zhvillohet në këtë vend. Për pilotin gjerman të Red Bull bëhet fjalë për fitoren e 11-të në 17 garat e këtij sezoni, gjë që tregon për dominimin e tij absolut në kampionatit.

Gara nisi me një minutë heshtje në nderim të pilotit të Moto Grand Pri Marko Simonçeli, që humbi jetën një javë më parë në garën e Malajzisë. Edhe Fetel në fund ia dedikoi atij suksesin. Në vendin e dytë në Indi u rendit Xhenson Baton, që ka konsoliduar pozitat e tij në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm për pilotë. I treti u rendit Fernando Alonso me Ferrarin dhe pas tij Mark Veber sërish me Red Bull.

Për t’u çuditur ka qenë përplasja e gjashtë sezonale mes Felipe Masës dhe Ljuis Hamilton, me brazilianin që më pas mori një penallti. Në bokset e MekLaren, kjo përplasje ka shkaktuar edhe habinë e aktorit të njohur të humorit anglez Rouan Atkinson, apo i njohur ndryshe si Mr.Bean.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›