Tirana e frikshme, 3 pikë në një ndeshje spektakli
FIER- Tirana dhe Teuta kanë avancuar në krye të renditjes së Superligës, duke fituar ndeshjet respektive në transfertë ndaj Apolonisë dhe Tomorit. Në Fier është luajtur padyshim ndeshja më e bukur e javës, me dy skuadra që kanë dhuruar një futboll të bukur, duke kërkuar në çdo moment të shënojnë. Në fushë janë parë disa veprime të mira, teksa në fund fitues kanë dalë bardheblutë, në sajë edhe të eksperiencës së tyre në takimet në transfertë.
Fierakët ishin të parët që gjetën golin në minutën e 11-të, kur një goditje dënimi nga 30 metra e Gërxhos, përfundoi në rrjetë. Një “shock” për kryeqytetasit, që vetëm pas kësaj nisën të shohin nga porta kundërshtare. Apolonia pati shans edhe për të dyfishuar shifrat, por nuk arriti në dy momente. 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Tirana gjeti barazimin. Pas një topi të futur nga e majta, Naço i kapur në panik, e dërgoi atë në portën e tij. Në pjesën e dytë, sulmet e bardhebluve u shpeshtuan, por edhe vendasit nuk janë parë të kënaqur me barazimin. Dy minuta para fundit, Arjan Pisha gjeti golin e fitores për Tiranën, e cila shkon në kuotën e 16 pikëve dhe ruan kryesimin. Për bardheblutë, një tjetër fitore në transfertë, aty ku të tjerët e kanë gjithnjë të vështirë. Madje, ajo e djeshmja erdhi me anë të një përmbysjeje të madhe.
Teuta
Bashkë me Tiranën, në krye është ngjitur edhe Teuta, e cila sot fitoi 2-0 në Vlorë përballë Tomorit. Me një lojë jo shumë brilante, por tepër efikase, shkodranët arritën të merrnin maksimumin ndaj një kundërshtari të etur për pikë dhe që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Hyshmeri kaloi në avantazh Teutën në minutën e 43-të, ndërsa 5 minuta nga përfundimi, ishte Veliaj që realizoi edhe golin e dytë. Durrsakët janë ngjitur në kuotën e 16 pikëve, po aq sa edhe Tirana.
Shkumbini
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat barazimi 1-1 i Shkumbinit përballë Laçit. Peqinasit nuk kanë mundur të marrin dot 3 pikët siç ndodh rëndom në fushën e tyre. Madje, miqtë nga Laçi kanë qenë të parët që kanë shënuar, me anë të Shazivarit në minutën e 20-të. Vendasit kanë barazuar shumë shpejt, me Roland Dervishin në minutën e 30-të. Por, vetëm kaq, pasi deri në fund shifrat nuk kanë ndryshuar. Shkumbini e sheh veten në kuotën e 9 pikëve pas kësaj jave, ndërsa për Laçin, ishte një tjetër pikë e artë dhe që e ngjit atë në vend të katërt.
Dinamo
Dinamo ka pësuar humbjen e radhës në kampionat, duke mbetur në kuotën e minus 1 pike edhe pas kësaj jave. Blutë duket se nuk po reagojnë aspak në fushën e lojës, teksa dje janë mposhtur edhe nga Kamza e ngjitur nga Kategoria e Parë. Skuadra kryeqytetase, një nga më të mëdhatë në vend, brenda dy vjetësh duket e fundosur dhe pa asnjë shpresë të dalë prej andej. Dinamo vazhdon të humbasë javë pas jave dhe shpresat për të dalë nga kjo gjendje duken të vakta, të paktën deri në merkaton e janarit.
SUPERLIGA
Vllaznia-Pogradeci 1-0
Sot
Tomorri-Teuta 0-2 Hyshmeri 43, Veliaj 85
Apolonia-Tirana 1-2 Gerxho 11 / Naco 40’ Pisha 89
Shkumbini-Laçi 1-1 Dervishi 30/Shazivari 20
Dinamo-Kamza 0-2 Ziambo 13, 45
Nesër
Bylis-Flamurtari
Skënderbeu-Kastrioti
RENDITJA
Tirana 16
Teuta 16
Kastrioti 12
Flamurtari 12
Laçi 12
Vllaznia 10
Kamza 10
Shkumbini 9
Bylis 7
Skënderbeu 7
Apolonia 7
Pogradeci 7
Tomori 4
Dinamo -1
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)